Prej LDK’s vjen nji propozim i ri për Qeverinë e ardhshme

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së kësaj partie, tha për Radion Europa e Lirë se situata në të cilën ka ardhë Kosova asht e re dhe duhet të tregohet që Kosova ka nji pjekuni politike për m’i tejkalue këto sfida.

“Tash jemi në pritje se a ka me ndodh ndonji kontrabandim i ndonji deputeti për me plotësue ndonji numër minimal, që kishte me qenë e papreferueme. Dhe, tash kanë mbetë dy mundësi, ose të bahet nji Qeveri e marrëveshjes me përbamje të gjanë ose të shkohet në zgjedhje”, tha Ferati.

Megjithatë, Ferati thotë se ma mirë kishte me qenë formimi i nji qeverie gjithëpërfshimëse.

“Unë anoj që mos me u shkue në zgjedhje menjiherë, sepse edhe rezultatet përafërsisht janë këto. Maltretimi asht shumë i madh dhe ma së paku iu duhet nji përsëritje e zgjedhjeve. Prandaj, unë jam ithtar që të shkohet me qeverisje të gjanë”, tha Ferati.