Prej nesër fillon pajisja me targa RKS, por jo edhe në veri

Që nga dita e nesërme në Kosovë nuk kanë me figurue ma targat provuese “PR”. Kjo mbasi, që nga nesër krejt qytetarët që gjatë kësaj kohe kanë qenë të pajisun me targa provuese prej letrës, munden me u pajisë me targa RKS të metalit dhe munden me u paraqitë në tana Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Megjithatë, jo gjithë qytetarët e Kosovës kanë me i mbajë targat RKS.

Qytetarët e Veriut të Mitrovicës kanë me vazhdue me i mbajtë targat ilegale serbe, të cilat ata po i përdorin që nji kohë të gjatë.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline, zyra për Komunikim me Publikun e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, me arsyetimin se ende nuk janë të funksionalizueme Qendrat për Regjistrimin e Automjete.

“Pajisja e qytetarëve me targa RKS në komunat e Veriut ka me fillue sapo të funksionalizohen Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, të cilat pritet që së shpejti me u hapë”, thuhet në përgjigjen e tyne.