Prej nesër hapet gara për kandidatë për kryetar të PDK’s

kadriveseliii

Partia Demokratike e ka mbledh sot Këshillin Drejtues ku po diskutohet për pregaditjet e mbajtjes së konventën zgjedhore, e cila ka me u mbajte me 7 Maj ku edhe ka me u zgjedh kryetari i ri i partisë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, me këtë rast tha se zgjedhja e kryetarit të PDK’s ka me u ba përmes nji procesi demokratik.

Simbas tij secili anëtar i PDK’s, e ka të drejtën për me kandidue për kryetar të partisë.

Veseli tha se që prej nesër ka me u hap gara për kandidatë për kryetar të PDK’s, në të cilin PDK duhet me dale edhe ma e fuqishme si parti politike për arsye se e meriton për atë qka ka kalue dhe për atë që ka me ba për vendin.