Maqedonia prej nesër e publikon për shqyrtim publik listen e votuesve

Prej nesër Komisioni Shtetnor i Zgjedhjeve i Maqedonisë ka me vendosë në shqyrtim publik listën e zgjedhësve.

Nesër, lista e zgjedhësve ka me u shpërnda në 34 njësi rajonale të KSHZ’s, ndërsa në 15 ditët e ardhshme qytetarët kane me mund me kontrollue se a gjenden në listë dhe a janë të dhanat e tyne të sakta, por që kane me mund edhe me i denoncue parregullsitë eventuale.

Lista e zgjedhësve do publikohet edhe në faqen e internetit të KSHZ’s, njofton Alsat-M.

Anëtari i KSHZ’s, Subhi Jakupi thotë se Komisioni asht i gatshëm me i zgjidhe parregullsitë që eventualisht munden me dale nga shqyrtimi publik i listës.

Misioni mbikëqyrës i OSBE dhe ODIHR në raportin preliminarë para zgjedhjeve të caktueme për 5 Qershor, thonë se KSHZ punon në atmosferë të tensionueme politike, ndërsa ndryshimet e vonueme në kodin zgjedhor munden me ndikue negativisht.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare Maqedonisë kane me i kushtue 7.5 milionë euro.