MSA hyn ne fuqi. Çka perfiton Kosova?

EU-Kosovo-565x322

Në Doganat e Kosovës deklarojnë se janë të gatshëm  për ndryshimet që bahen si rezultat i hymjes ne fuqi te MSA.

Zadhanësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, deklaron për lajmi.net se dogana asht gati për implementimin e MSA.
“Ndryshimi kryesor i marrëveshjes simbas MSA asht se zvogëlohet tatimi doganor per pesë vjet, në 9 për qind në vitin e parë, kurse vitet tjera fillon ramja e kësaj takse me normë të shkallëzueme”, thotë Stavileci.
“Gjithçka asht e gatshme nga ana e Doganës së Kosovës, pa asnji problem”, thotë  Stavileci.

Nënshkrimi i MSA asht cilësue si nji nga të arritunat ma të randësishme për Kosovën.
Kjo marrëveshje i ndihmon prodhuesit  kosovarë me hy në tregun europian, e  po ashtu rrite marrëdhaniet tregtare mes prodhuesve kosovarë dhe BE.

Shtetet anëtare të Bashkimi Europian me 22 Tetor miratuen marrëveshjen për Stabilizim Asocim, ndërsa nënshkrimi i saj u ba  me 27 Tetor 2015 në Strasburg.
MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Europian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Sot në Drejtorine e Doganës organizohet zyrtarisht fillimi i implementimit të marrëveshjes së MSA, ku marrin pjesë Kryeministri i Kosovës  Isa Mustafa, Ministri i Financave  Avdullah Hoti, Përfaqësuesi special i BE në Kosovës  Samuel Zbogar si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve.