Prej nesër ulje e temperaturave, kjo asht tabela e motit për 5 ditë

Ditëve të ardhshme mot tipik vjeshtor, me vranësina dhe shi.

Gjatë ditës së sotme mbi rajon ka fillue me depërtue vorbulla ciklonike nga Atlantiku.

Ditëve të ardhshme ka me sjellë mbi rajon mot të ftoftë vjeshtor, me vranësina, shi dhe bubullima.

Të Mërkurën ka me mbajtë mot jo aq i ngrohtë, me vranësina dhe intervale me diell.

Kohë mbas kohe priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima.

Ditën e Ejte dhe të Premte ka me mbajtë mot i ftoftë, kryesisht me vranësina dhe intervale me diell.

Kohë mbas kohe me reshje të dobëta shiu. T’Ejten mbrama në vise të nalta malore mbi 2000m, në ato pjesë ku priten të reshuna, ka mundësi edhe për reshje bore.

Në fundjavë, pritet përmirësim i motit, me vranësina dhe intervale ma të gjata me diell, simbas Prishtina Weather.

 

Shperndaje në: