Prej Shtatorit, Prishtina me gjashtë salla të kinemas Cineplex dhe me dy pika të Kentucky Fried Chicken

KFC.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftue se sot u nënshkrue kontrata për hapjen e Cineplex në kryeqytet, me gjashtë salla të kinemas, dhe dy pika të Kentucky Fried Chicken (KFC).

Ahmeti në nji postim në Facebook, bani të ditun se hapja ka me u ba në fund të Shtatorit, tue shtue se kompanitë me të cilat u arrite marrëveshja, shohin potencial të madh në rininë e Prishtinës.

Lexone postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:

Në Prishtinë tashmë po zbarkojnë brendet e njohura botërore. Sot u nënshkrua përfundimisht kontrata për hapjen e Cineplex me 6 salla kinemaje që hapet në fund të shtatorit. Kentucky Fried Chicken (KFC) tashmë ka nënshkruar kontraten për hapjen e dy pikave në Prishtine (për herë të parë në regjion) e edhe disa brende tjera që po i lëjmë befasi deri në arritjen e marrëveshjeve. Këto kompani shohin porencial në Prishtinë, në rininë e saj, dhe besoj se do ta shtojne diversitetin në kryeqytetin tonë.