Prej sot deri me 1 Qershor, Kuvendi i Kosovës i hapun për fëmi

Nga sot deri me 1 Qershor 2016, Kuvendi Kosovës organizon “Javën e fëmive”, gjatë të cilës fëmite munden me vizitue institucionin ma të naltë përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës të vendit.

Krahas punës në funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, Kuvendi i Kosovës nji randësi të veçantë i kushton transparencës kundruall publikut dhe krijimit të kushteve për qasjen e qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe etnive, në punën e tij, tue u krijue mundësi atyne me i pa nga afër ambientet e mbrendshme, me u takue dhe me bashkëbisedue me deputetët, dhe me qene ma të informuem për punën që bahet në Kuvendin e Republikës e Kosovës.

kuvendi