Prej sot fillon “Java e Shkencës 2016”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka me ba hapjen e Konferencës vjetore kombëtare “Java e Shkencës 2016”, e cila organizohet me 10, 11 dhe 12 Maj 2016.

Hapja e punimeve të konferencës bahet sot, në orën 10, në ndërtesën e Qeverisë, në të cilën ka me marrë pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa.

“Seancat tematike ku edhe do të bahen prezantimet e pjesëmarrësve mbahen në objektin e Fakultetit të Edukimit”, njofton Ministria e Arsimit.