Prej të Diellës shkoni n’Maqedoni vetëm me letërnjoftim

makedoni

Të Diellën, më 17 Prill 2016, do të mbahet ceremonia e hymjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ministria e Punëve të Mbrendshme të Kosovës, përmes nji komunikate për media, ban të ditun se kjo ceremoni do të mbahet në hapësinën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufini duhet të jenë biometrike.

Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufinin edhe me Shqipninë e Malin e Zi.