Prekëse: Baba i fëmiut 3-vjeçar, i vramë në Barcelonë, përqafon imamin (video)

Mes viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë, ishte edhe djali 3-vjeçar i Javier Martinez, Xavi.

Në atë kohë, Xavi dhe prindët e tij ishin në Barcelonë për me vizitue familjen. Ai ishte viktima me moshën ma të vogël të sulmit në Las Ramblas që la 15 të vdekun.

Axha i tij i madh, Francisco Lopez Rodriguez, gjithashtu vdiq mbasi u godit nga kerri i terrorit.

BBC ka postue nji video të Martinez tue përqafue imamin vendas, Driss Salym në Ruby të Barcelonës.

Në pamjet që prekin thellë në zemër, shihet qysh Martinez edhe Salym shpërthejnë në lot.

Simbas faqes lokale, El Periodico, Martinez mbajti nji fjalim emocional tue falenderue shërbimet emergjente që ndihmuen viktimat e sulmit.

Ai tha: “Faleminderit të gjithëve, dëshiroj me pa se Rambla asht përplot përsëri. Nuk ka vend për tutë as mllef”.

“Duhet me përqafue nji musliman, këta njerëz nuk duhen me pasë ma tutë”, tha ai.

Kliko këtu për me pa videon.