Prekëse, djalit prej Afganistani ja plotësoi këtë deshirë të madhe Merkel! (video)

Kancelaria gjermane, Angela Merkel vazhdon me mbetë mes dy zjarresh: atyne që e kritikojnë dhe atyne që e shohin madje si shpetimtare të tyne.

Për me deshmue këtë, flet edhe rasti i fundit kur ajo gjatë nji konference rajonale të socialdemokratëve, u perballë me nji kerkesë nga nji mbështetës i koalicionit dhe anëtar i CDU’s për ma shumë se 40 vite, për me heqë dorë nga posti i saj.

Dhe derisa ky kerkonte largimin e saj, nderkohë vjen diçka krejt e kundërt nga kjo.

Nji djalosh nga Afganistani ka shpërthye në lot kur kancelaria Merkel vendosi me pershëndetë atë personalisht, mbasi ai e kishte falënderue atë publikisht në takimin e partisë së saj.

Sikur shkruejnë mediat e hueja, djali i identifikuem vetëm si Edris, dhe baba i tij morën pjesë në nji kongres në Heidelberg.

Edris tha: “Faleminderit, zoja Merkel!” Kancelarja u përgjigj: “Ju keni mësue mirë gjermanisht” dhe shtoi “vazhdoni me mësue ma shumë”. Ai ja kishte kthy: “Kisha me dashtë me prekë duert e jueja, nji herë”.

Mbas kësaj, Merkel u largue nga podiumi për me takue djalin.

Gjermania pranoi qinda e mija emigrantë vitin e kaluem, gja që bani që Merkel të merrte lëvdata, por edhe kritika.