Premtimi i Shqipnisë ndaj Turqisë për institucionet e Gulenit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij nga Shqipnia, Ditmir Bushati kanë mbajtë nji konferencë të përbashkët për media mbas takimit të tyne krye për krye dhe mes delegacioneve në ndërtesën zyrtare të ministrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë Bushati, në lidhje me strukturimin e organizatës FETO, e udhëhequn nga Fethullah Guleni, të cilin Turqia e akuzon për tentim puçin e 15 Korrikut, në Shqipni tha se “Na tregojmë të njajtin qëndrim me Turqinë, e mbështesim Turqinë dhe në këtë çashtje jemi të vendosun. Në kuadër të procedurës së mbrendshme ligjore jemi në bashkëpunim me qeverinë e Turqisë për me kapërcye çdo pengesë”.

Pasi ka vnue në dokje se qeveria shqiptare ka dënue pa dyshim menjiherë tentativën e grusht shtetit të 15 Korrikut, Bushati tha se populli turk në natën e tentativës së puçit asht mbështetë në mënyrë të vendosun te demokracia tue shprehë në emën të qeverisë ngushëllimet për personat që humbën jetën.

Në pyetjen në lidhje me strukturimin e FETO’s në Shqipni, ministri Bushati asht përgjigjë se “Tregojmë të njajtin qëndrim me Turqinë, e mbështesim Turqinë dhe në këtë çashtje jemi të vendosun”.

“Në kuadër të procedurës së mbrendshme ligjore jemi në bashkëpunim me qeverinë e Turqisë për me kapërcye çdo pengesë. Miku im Çavuşoğlu e shprehu shumë qartë. Ashtu siç e shprehu edhe ai nuk ka nevojë për panik. Për sa kohë që na jemi dy vende mike dhe vllaznore që bashkëpunojnë në çdo fushë si ajo e energjisë, sigurisë dhe ekonomisë na jemi bashkë me Turqinë. Na jemi krah për krah dhe pranë Turqisë”, ka thanë minstri Bushati.