Presidenca merr urime edhe nga tre shtete tjera

Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kanë vazhdue me i ardhë urime nga homologë të tij për Ditën e Pamvarësisë së Kosovës. Letra urimi për këtë ditë kanë dërgue edhe Presidenti i Shqipnisë, Presidentja e Estonisë dhe Presidenti i Panamasë.

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Bujar Nishani, në urimin e tij ka sigurue se Shqipnia, bazue në frymën dhe vizionin europian e euroatlantik, ka me qenë gjithnji në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe ka me e mbështetë pa asnji rezervë në ruejtjen e pamvarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetnor.

Urimi i presidentit Nishani:

“I nderuar Zoti President, me rastin e 9-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të përzemërta e vëllazërore, për ju dhe të gjithë shtetasit e Kosovës. Përfitoj nga rasti të përshëndes, gjithashtu, të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit. Jam i bindur se falë këtij progresi, por edhe mbështetjes domethënëse të organizatave më të rëndësishme të partnerëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane.

Ndaj edhe ju siguroj se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror. Me urimet më të mira e vëllazërore në këtë ditë të shënuar, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.