Presidenca njofton se Kosova i ka përmbushë tana obligimet ndërkombëtare, në lidhje me themelimin e Speciales

Simbas nji komunikate për media nga Presidenca, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ratifikue marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosun në Holandë”.

Kjo marrëveshje ishte nënshkrue me 15 Dror 2016, nga ministri i Punëve të Jasjtme të Kosovës dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, e të pranuem nga zyra e Presidentes me 23 Fror.

Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik. Me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” – Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në komunikatë.