Presidenca shqiptare: Nuk e dekorojmë Fadil Hoxhën

Kërkesa për dekorimin e Fadil Hoxhës fillimisht erdhi nga shoqata e Veteranëve të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Ajo u përkrah edhe nga tetë akademikë kosovarë.

Akademikët nënshkruen nji dokument më të cilin i kërkohej Presidentit Nishani që Fadil Hoxha të shpallet “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani.
Ndërsa, vet Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, asht distancue nga kjo kërkesë, raporton Klan Kosova.