President Nishani uron President Thaçin, i ofron mbështetje të plotë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka takue sot homologun e tij nga Shqipnia, Bujar Nishani.

Qysh njofton Presidenca, i pari i Shqipnisë e ka urue Thaçin për detyrën e re tue i ofrue mbështetjen e plotë në jetësimin e prioriteteve të tij si President.

“Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Presidenti, e ka falenderue President Nishani për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit.

“Presidenti Thaçi pasi e falënderoi për pjesëmarrje në ceremoni homologun e tij shqiptar, theksoi se bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen dhe të konsolidohet në të gjitha sferat e jetës”.

presidenti presidenti1 presidenti2