President Thaçi: Fuqizimi i rolit të grues – recepti ma e sigurt për prosperitetin e popullit dhe shtetit tonë

Në Ditën Ndërkombëtare të Grues, Presidenti i zgjedhun i Kosovës Hashim Thaçi, ka urue të gjitha gratë, të cilat i ka quejt shtyllë e familjes dhe shoqnisë.
Tue ja bashkue edhe nji fotografi ku shihet me gruen e tij, përmes nji shkrimi në Facebook Thaçi tha se fuqizimi i rolit të grues asht recepti ma e sigurt në prosperitetin e popullit dhe shtetit.
Shkrimi i plotë i Thaçit:

Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Me pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre në të gjitha sferat e jetës, ato po ndikojnë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit. Fuqizimi i rolit të gruas është receta më e sigurt për prosperitetin e popullit dhe shtetit tonë. Gëzuar ditën e gruas, 8 marsin! HTH

 

thaci8marsi