President Thaçi: Kam me qenë garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, e përfaqësues i tanë qytetarëve

Përmes nji shkrimi në rrjetin social Facebook, tashma Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thanë se ndihet krenar me të kaluemen heroike të popullit të Kosovës.

Tue thanë se si Presidenti i Kosovës ka me qenë garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjit, Thaçi thotë se prej sot asht në detyrë të re, me përgjegjësi të reja.

Lexone shkrimin e plotë:

Prej sot jam në detyrë të re, me përgjegjësi të reja, por gjithnjë në shërbimin tuaj.
Si President i Kosovës do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie.
Ne jemi krenarë me të kaluarën heroike dhe së bashku me ju do t’i afirmojmë vlerat sublime të popullit tonë.
Jam i vetëdijshëm se të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese, por këtë detyrë zotohem se do ta kryej në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me juve. HTH