President Thaçi kërkon dialog me Bosnje dhe Hercegovinën

President Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në takimin plenar të krenëve të shteteve në samitin e Brdo-Brijunit, ftoi që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina me nis nji dialog për me i përmirësue marrëdhaniet në mes dy vendeve.

Kosova me Bosnjën e Hercegovinën kanë regjim të ashpën të qarkullimit, që e pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallnave në mes dy vendeve.

Sot, qytetarët e Kosovës më lirë dhe lehtë qarkullojnë në Serbi, se sa në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Presidenti Thaçi.

Edhe Greqia, edhe Sllovakia, edhe Rusia, edhe Kina e tani edhe Serbia kanë zyre ndërlidhëse në Kosovë. Vetëm në Sarajevë nuk kemi një adresë dhe Bosnja nuk ka një adresë në Kosovë”, shtoi Thaçi.

Për me tejkalue këtë gjendje që reflekton në tanë rajonin, President Thaçi ka kërkue dialog në mes të Kosovës dhe Bosnjës.

Të nisim një dialog, të drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësimin e BE-së, që të përmirësojmë marrëdhëniet”, kërkoi Thaçi.