President Thaçi u takue edhe me liderin e BDI’s, Ali Ahmetin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka takue kryetarin e BDI’s, Ali Ahmetin.

Me bashkëveprimtarin e tij të vjetër, Presidenti Thaçi ka diskutue për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni dhe për randësinë që ka integrimi i vendeve tona në NATO dhe BE, si mënyrë e vetme për me garantue siguri dhe zhvillim në rajonin tonë.

Presidenti Thaçi dhe kryetari i BDI’s, Ali Ahmeti, kanë diskutue edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, i cili asht thanë se pritet me marrë nji hov të ri mbas hymjes në fuqi të lëvizjes së shtetasve të të dyja vendeve veç me letërnjoftim, dhe mnas hapjes së nji pike të re kufitare.

aliahmeti