Presidentin Thaçi e uron edhe Kryeministri i Hungarisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, i ka dërgue nji letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të shtetit, në të cilët shpreh vendosmëninë e tij se gjatë mandatit të Thaçit si President, Kosova ka me vazhdue rrugën e saj drejt integrimit euopian.

 

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Shkëlqesia Juaj,
Më lejoni të shpreh urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.
Besoj vendosmërisht se gjatë mandatit tuaj Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, gjë për të cilën zotohemi se do të mbetemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Duke u mbështetur në bashkëpunimin tonë të suksesshëm, e mirëpres punën me ju.
Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj shumë të përgjegjshme, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.
Sinqerisht juaji,
Viktor Orban
Kryeministër i Hungarisë