Thaçi: Njerëz me aktakuza jo ma n’institucione e as në lista zgjedhore!

1-thaciiiii

Në ceremoninë e organizueme nga Ministria e Drejtësisë në 8-vjetorin e shenimit të Kushtetutës ka folë edhe presidenti i sapozgjedhun Hashim Thaçi.

Thaçi në ditën e Kushtetutës tha se “Kosova ka Kushtetutën ma moderne në Europë”.

“Po festojmë bashkarisht Kushtetutën, asht Kushtetua ma moderne n’Europë nëse edhe jo në botë, ka mekanizmat ma të mirë të mbrojtjes së njeriut”, tha Presidenti.

Thaçi tha se njerëz me aktakuza nuk do të ketë ma n’institucione.

“Njerëz me aktakuza nuk do të ketë n’institucione të vendit, vlerësoj se edhe në listat e ardhshme zgjedhore nuk duhet të ketë vend për të njajtit”, shtoi ai.

Ai tha se duhet me rikthye besimin qytetar te institucionet dhe me punën tonë duhet të rrisim besimin te shteti ynë”, nenvizoi Thaçi.

 

Presidenti i ri – gardian i Kushtetutës

 

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në fjalën e tij të parë mbas inagurimit President tha se ai ka me veprue konform kushtetueses dhe ka me qenë gardian i saj.

Ai ka thanë se Kosova asht rreshtue me vendet tjera në luftimin e radikalizmit dhe ka me vazhdue dialogun me Serbinë.

Presidenti ka theksue se Asociacioni ka me u formue në baz të ligjeve të Kosovës.

“Beteja ma e madhe sot asht qe te ndihemi krenar me kualitetin e jetës ne Kosovë”, ka theksue Thaçi
Ai madje ka ba thirrje qe të këtë sa ma pak ndikime partiake në borde e institucione.

Presidenti i vendit keto kemente i bani në ceremoninë e shenimit të 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e organizueme nga Ministria e Drejtësisë.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministrat Skender Hyseni, Hajredin Kuçi, ambasadori amerikan e të tjerë.

 

1-thaci

 

2-thaci