Presidenti amerikan e jep alarmin: Fati i botës asht në rrezik!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, u bani thirrje demokratëve prej të gjitha përkatësive etnike me votue për Hillary Clintonin si presidente, tue thanë se fati i SHBA’ve dhe i botës asht në rrezik.

Obama tha se kundërshtari republikan i Clintonit, Donald Trump, asht kercënimi për të drejtat civile, të cilat janë arritë me veshtirësi.

Obama i bani këto komente në nji tubim në Carolinën e Veriut.

Trump tha se Obama duhet me ndalue së bani fushatë për Clintonin dhe me u përqendrue në udhëheqjen e vendit.

Amerikanët do të zgjedhin presidentin e ri më 8 Nandor.