Presidenti amerikan kallxon se sa sirianë kanë me pranue!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka deklarue se SHBA’të do të përmbushin qellimin e tyne për të pranue 10 mijë refugjatë sirianë deri në fund të vitit.

Përderisa Europa vazhdon të përballet me refugjatët që largohen nga lufta civile, Obama ka premtue se do të pranojë 10 mijë refugjatë sirianë deri në fund të vitit.

Departamenti i Shtetit, ka raportue se vetëm 1,285 refugjatë sirianë janë pranue në Shtetet e Bashkueme.

Premtimi i Obamës ka qenë si rrufe për Republikanët të cilët janë shpreh të shqetësuem se me protestuesit mund të infiltrohen militantë të dhunshëm.

“Mendoj se në menyrë administrative e kemi përshpejtue procesin”, asht shpreh Obama.

Ma shumë se 30 guvernatorë janë përpjek të bllokojnë lejimin e refugjatëve në vendet e tyne, por gjykatat dhe avokatët kanë deklarue se nji gja e tillë asht në dorë të qeverisë.

“Qellimi ynë asht të përpiqemi të bindim Kongresin dhe popullin amerikan”, tha ai.

Në krahasim me Europën, Washingtoni ka ofrue strehim për shumë pak refugjatë që largohen nga lufta në Siri dhe n’Irak.