Presidenti amerikan, qe çka thotë për Libinë

Presidenti amerikan, Barack Obama përjashtoi sot në Londër mundësinë e dergimit të trupave në terren në Libi.

“Nuk ka asnji projekt për të dërgu trupa në terren në Libi”, deklaroi Obama gjatë nji konference për shtyp me kryeministrin britanik, David Cameron.

“Nuk mendoj se kjo asht e nevojshme. Nuk mendoj se kjo do të mirëpritet nga qeveria e re libiane. Do të dergonim nji sinjal të gabuem”, theksoi presidenti amerikan.