Presidenti amerikan, qe çka thotë për Shtetin Islamik

obamaacia

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se koalicioni i udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS, ISIL) në Siri dhe Irak, e ka vënë këtë grup në defansivë, tue e ngushtu territorin e tij dhe tue i marrë në shënjestër liderat e naltë.

“ISIL’i asht në defansivë dhe na jemi në ofensivë”, tha zoti Obama, mbas takimit me këshilltarët për siguri kombëtare në selinë e agjencisë CIA.

“Na e kemi momentin dhe synojmë ta mbajmë këtë moment”, tha Obama.

Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të ISIS në Siri dhe Irak.

Obama tha se Shtetet e Bashkueme do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderave të ISIs.
“Çdo ditë liderat e ISIS zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyne i fundit”, tha presidenti Obama.
Ai ka theksu se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri asht madhore për disfatën e IS.

“Siç kam përsërit, e vetmja mënyrë për ta shkatërru ISIL’in në mënyrë të vërtetë asht përfundimi i luftës civile në Siri, të cilën e ka shfrytëzu ISIL’i”, tha Obama.