Presidenti amerikan shkon n’Arabi Saudite

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka me vizitue sot Arabinë Saudite, në nji kohë kur marrëdhaniet ndërmjet dy vendeve janë tensionu.

Obama ka me realizu bisedime me Mbretin Salman, mbas arritjes në kryeqytetin saudit, që pritet me ndodhë sot.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme, presidenti amerikan do t’ulet me liderat nga Këshilli për Bashkëpunim të Gjinit, i cili perfshinë Bahrain, Kuwait, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkueme Arabe.

Obamës do t’i bashkohen edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter si dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Obama shpreson që bisedimet do të fokusohen në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik dhe përpjekjeve për t’i dhanë fund konfliktit në Siri dhe Jemen.