Presidenti Barack Obama hetohet nga FBI, kjo asht arsyeja

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës Barack Obama ka përdorë nji pseudonim për të komunikue me Hillary Clinton, kur kjo ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit gjatë mandatit të parë të kabinetit Obama. Ky fakt asht në dosjet e FBI që hetojnë skandalin e emaileve të Hillary Clinton.

Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervistat e ndihmësit me Clinton në lidhje me serverin privat të emailit që dyshohet se ka përdorë, tue përfshi edhe të dhana shtetnore.

Simbas FBI, Clinton shkëmbeu disa emaile me nji person të panjohun, dhe mbas hetimeve dyshohet të jetë nji pseudonim i përdorun nga Barack Obama.

Mbas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende nji reagim nga kandidatja demokrate për Presidente Hillary Clinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë.