Presidenti BE’s – refugjatëve: Mos ejani në Europë

Presidenti i BE’s Donald Tusk, ka kritikue shtetet anëtare të BE’s për ndërmarrje të aksionit të njianshëm për bllokimin e kufijve të tyne ndaj refugjatëve.
Ai ka tërheq vërejtje se migrantët ekonomike nuk duhen me ardh në Europë.
Këto komente Tusk i bani sot, në nji konferencë për media n’Athinë.

“Due me apelue te të gjithë migrantët ilegalë ekonomikë prej ngado që vijnë: mos ejani n’Europë dhe mos u besoni trafikantëve, mos e rrezikoni jetën dhe paret”, tha Tusk.