Presidenti, çka thotë për gazetën amerikane ‘The Wall Street Journal’

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, n’intervistën për gazetën e njohun amerikane “The Wall street Journal”, i asht përgjigj kritikave ndaj vendit të tij për sa i përket luftimit të ekstremizmit islamik, tue thanë se shteti i tij – ma i riu n’Europë – po zhvillon luftë të ashpër kundër elementëve radikalë.

Simbas qeverisë, gjatë pesë viteve të fundit, rreth 300 kosovarë, nga nji popullsi prej 1.8 milionë banorë, me shumicë myslimane, i janë bashkue Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Në nji artikull të botuem nga “The New York Times” muejin që shkoi, shkrimi që shkaktoi reagime të ashpra nga qeveria kosovare, thuhej se klerikët ekstremistë dhe grupe të financueme nga sauditët, në 15 vitet e fundit, e kanë shndërrue vendin në nji “tokë pjellore” për Shtetin Islamik.

“Kosova nuk asht djep i ekstremizmit”, ka thanë Thaçi.

Kercënimi radikal asht “sporadik, individual dhe i izoluem”, ka theksue ai.