Presidenti dekreton dy ligjet për mandatin e EULEX’it

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dekretue dy ligjet që ja vazhdojnë mandatin misionit të EULEX’it në Kosovë.

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, tashma edhe janë publikue këto ligje që ngjallën debat mjaft të madh, si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit, për mandatin e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Edhe Ligji nr. 05/L-102 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi Misionin për Sundimin e Ligjit në Kosovë, por edhe Ligji nr. 05/L-03 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX’it mbajnë datën e publikimit 29 Qershor.