Presidenti del n’shesh, takohet me qytetarët!

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi asht parë i vetëm në sheshin “Nëna Terezë”.

Gjatë ecjes së tij nepër shesh, Thaçi asht pa tue u ndal për të folë me kalimtarët e rastit, me disa prej të cilëve ka ba edhe selfie.

I liruem prej të gjitha pozitave politike dhe qeveritare, deri në marrjen e mandatit të ri, Thaçi këto ditë ma shumë ka qendru me familjen e tij në Burojë, tue prit dhe përcjellë qytetarë, si dhe tue i vizitu familjet e deshmorëve.