Presidenti e çon n’piedestal Kushtetuesen!

thaciartaa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, me të cilën bisedoi për t’arritunat e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Thaçi tha se Gjykata Kushtetuese asht gardiane e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për punën e suksesshme të këtij institucioni.

“Ju inkurajoj me punue edhe ma tutje për forcimin e integritetit dhe ruejtjen e paanshmenisë së institucionit, tue rrit vazhdimisht besimin”, theksoi presidenti Thaçi, i cili shtoi se Gjykata Kushtetuese asht shembull për institucionet e tjera për nivelin e saj të profesionalizmit.

Kryetarja Rama-Hajrizi tregoi për punën e vazhdueshme në konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për sfidat e saj, tue theksue përkushtimin dhe gatishmëninë që institucioni që ajo drejton me vazhdue të kujdeset për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kushtetutshmënisë në vend.

Presidenti Thaçi garantoi se do të vazhdohet bashkëpunimi, në kuadër të kompetencave të dy institucioneve dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për Gjykatën Kushtetuese.