Presidenti e jep nji premtim të madh për Kosovën

Kosova asht nji vend që e lufton pameshirë diskriminimin e qytetarëve.

Këtë e ka thanë të Premten Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në panelin ku u lansue Fushata Informuese për Pakon e Ligjeve për të Drejtat e Njeriut nga OSBE.

“Ju jeni shpresa e nji të ardhme pa diskriminim. I falënderoj të gjitha organet kompetentë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ftoj të gjithë që të bajnë nji përpjekje edhe ma të madhe në zhdukjen e diskriminimit”.

Presidenti Thaçi ka ba thirrje që të gjitha institucionet shtetnore me punue, që të mos ketë diskriminim mbrenda kësaj shoqnie.

“Ta bajmë nji shtet ku nuk ka bazë për asnji formë diskriminimi. Ftoj të gjithë mekanizmat përkatës, sidomos Avokatin e popullit, që të bashkohen në punën tonë. Konfirmoj përkushtimin e institucioneve të republikës së Kosovës, që nuk do të lejohet trajtimi i pabarabartë i qytetarëve të Kosovës”, ka thanë Thaçi.