Presidenti e ka nji ide për t’ardhmen e vendit qe ka me ju befasue!

Të ardhmen e vendit nuk mundemi me ndërtue mbi urrejtje dhe mbi baza të hakmarrjes, por vetëm mbi bazën e interesit nacional.

Kosova asht vend i të gjithëve.

Kështu asht shpreh sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mbas takimit që kishte me 30 të rijë të Nismës së të Rijve për të Drejtat e Njeriut , nga Kosova dhe Serbia.

Thaçi po ashtu tha se nderimin e serbëve të vramë e ka ba me vetëdije dhe se ka me vazhdue me ju përkujtue të gjitha viktimat në Kosovë, pa dallime etnike.

Unë ndihem tepër mirë që ka vite e vite që s’kanë ndodh incidente ndër etnike, ku kam shkue me vetëdije të plotë te pllakat ku janë të vramë edhe disa femijë, disa fermer serb mbas luftës, se i  kam nderue me dhimbje, pikëllim dhe krenari këto viktima të kryeme edhe në Izbicë edhe në Krushë dhe në vendbanime tjera ku janë kryer masakra në përmasat e gjenocidit.