Presidenti: Edhe shume kohe kemi me qene bashke!

largea_thaci-mediat21462309398

Në ditën e lirisë së shprehjes, Presidenti Hashim Thaçi ftoi mediat per nji koktej te rastit.

Ndeja u mbajt në hotelin “Sirius”, të Martën, ne prezencen e shume mediave.

Me këtë rast, Presidenti Thaçi iu drejtu përfaqësuesve të mediave me nji fjale rasti, ku foli për lirinë e shprehjes dhe shprehi gadishmëninë e tij dhe të Presidencës për me vazhdue bashke.

“Edhe shume kohe kemi me qene bashke”, tha ai.

Po ashtu, Presidenti uroi përfaqësuesit e mediave dhe qytetarët e Kosovës për pranimin n’UEFA, dhe shprehi bindjen se futbolli i Kosovës dhe sportet tjera kane me pase suksese të mëdhaja. Presidenti Thaçi u shpreh i bindun se kemi me pase edhe nji lajme tjeter te gezueshem neser.