Presidenti: Efikasiteti i gjyqësorit i randësishëm për Kosovën se prek procesin e integrimit euro-atlantik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

President Thaçi konfirmoi mbështetjen për punën e institucioneve të drejtësisë.

Keni përkrahjen e plotë të Zyrës së Presidentit në punën e institucioneve të drejtësisë, si dhe theksimin dhe ruajtjen e pavarësisë së tyre”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se duhet me u vazhdue reforma në drejtësi e me u shtue efikasiteti, në të njajtën kohë me u punue në afirmimin ma të madh të të arritunave të gjyqësorit.

Presidenti njoftoi kryetarët për iniciativën që të ndryshohet dhe të plotësohet Kodi Penal, për me u eliminue dobësitë dhe boshllëqet ligjore.

Efikasiteti i gjyqësorit asht i rëndësishëm për zhvillimin e tërësishëm të Kosovës, se prek edhe procesin e integrimit euro-atlantik të vendit”.

Funksionalizmi i gjyqësorit në veri të vendit; ngritja e kapaciteteve të gjyqësorit; nxitja e kuadrove të reja me u ba pjesë e sistemit; – ishin disa nga temat që u diskutuen në takim.

Presidenti Thaçi foli edhe bartjen e kompetencave të EULEX’it te institucionet e Kosovës.

KGJK dhe gjykatat të dëshmojnë se janë të gatshme t’i pranojnë kompetencat dhe t’i ushtrojnë ato me përgjegjësi ndaj qytetarëve”, tha Presidenti.