Presidenti francez: 50 njerëz janë mes jetës dhe vdekjes!

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thanë në nji konferencë për media sot mbas nji takimi me zyrtarë të sigurisë rreth sulmin me kamion në Nice, se 84 persona kanë vdek, ndërsa 50 të tjerë janë tue luftue për jetën.

Ai, po ashtu njoftoi se në mesin e të vdekunve ka persona nga nji numër i vendeve të hueja.

“Ata që e kanë përjetue sulmin kanë me jetue jetën me trauma,” tha ai.

“Jemi tue u përball me nji betejë të gjatë,” shtoi ai.