Presidenti grek ‘tranon’ Maqedoninë me këtë deklaratë!

Kryetari i Greqisë Prokopis Pavlopulos nuk leshon asnji rast me dërgue porosi deri te Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë se nga Athina mvaret integrimi i vendit fqinj në Bashkimin Europian dhe me akuzue Shkupin për irredentizëm.

“Maqedonia ka qenë dhe do të jetë greke”, deklaroi presidenti grek Pavlopulos dhe i porositi qeveritarët maqedonas se me thanie irredentiste nuk mund të anëtarësohen në BE, mbasi që po i shkelin parimet europiane, transmeton TetovaSot.

Pavlopulos porosinë e dërgoi nga Vodeni, ku në nji ceremoni solemne me rastin e çlirimit të qytetit nga turqit u shpallë si qytetar nderi.