Presidenti Hollande e zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë

Presidenti Fransoua Hollande i asht drejtue kombit francez pak minuta para orës 4 të mëngjesit.
Ai ka konfirmue se rreth 80 persona janë vra në sulmin e randë në Nice. Hollande ka thanë se sulmuesi asht vra në vendin e ngjarjes.

“Franca asht e tmerrueme me vrasjen e qëllimshme të dheta njerëzve që thjesht po festonin 14 Korrikun. Franca asht e lendueme, por ju siguroj se ka me qenë gjithmonë ma e fortë se sa këta fanatikë”, ka thanë Hollande.

Ai pohoi se gjendja emergjente asht zgjatë edhe për 3 muej të tjerë.