Presidenti i AKR’s e ‘godet’ fort Qeverinë e Opozitën!

Behgjet Pacolli ka mohue lajmin se ai ka me qenë kandidat i përbashkët i AKR’s dhe i PDK’s për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pacolli n’intervistën për “Epokën e Re” ka thanë se bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK’n asht vijë e kuqe e cila nuk tejkalohet.

Ai thotë se lajmet e tilla kanë qëllim damtimin e imazhit të AKR’s.

Pacolli ka thanë se Kosova ka nji qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë mbasi, simbas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnji çashtje ekonomike.

Presidenti i AKR’s ka thanë se izolimi i vendit e ka humb shpresën e qytetarëve për nji t’ardhme ma të mirë dhe për këtë, ai fajtor e ka ba pozitën dhe opozitën.

“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR’s unë e kam pa si mundësi për qytetarët e Kosovës”, theksoi Pacolli.