Presidenti i BE’s vjen n’Ballkan për refugjatët

Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk, ka udhëtu sot për në Ballkan, për të diskutu për kufizimet aktuale që këto vende i kanë ba për migrantët.

Ai e viziton Kroacinë dhe Maqedoninë, ku zyrtarët aktualisht kanë shpall se po shqyrtojnë masa edhe ma rigoroze për ta mbyll të ashtuquejtunën “rrugë ballkanike” të migrantëve, për t’arritë nga Lindja e Mesme në pjesën veriore t’Europës.

Ky udhëtim i Tusk po bahet në periudhën kur Agjencia e Kombeve të Bashkueme për refugjatë, UNHCR, ka tërheq vërejtjen se Europa do të jetë “në maje” të krizës humanitare, nëse qeveritë deshtojnë të punojnë së bashku.

Kufizimet kufitare të imponueme nga Maqedonia dhe vendet e tjera ballkanike dhe Austria, janë në kundërshtim me këshillat dhe politikat e Bashkimit Europian.