Presidenti i Filipineve keni me u befasue qysh e quen Obama’n!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka anulue takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e ka quejt atë “bir bushtre”.

Duterte i ka ba komentet në përgjigje të zotimit të Obamës se në takim do të ngrejë çashtjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.

Ndihmësit e Obamës ma vonë kanë konfirmue se presidenti, në vend të Dutertes, ka me takue presidenten e Koresë së Jugut.

Duterte më pas ka lëshue nji deklaratë, tue thanë se i vjen keq për sulmin personal.

Duterte, i zgjedhun në muejin Maj, ka miratue vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për me zhdukë tregtinë me këtë substancë.

Rreth 900 trafikantë droge janë vra prejse ai asht zgjedh më 9 Maj.

Kombet e Bashkueme kanë thanë se ky veprim asht shkelje e të drejtave të njeriut.