Presidenti i Francës gëzon myslimanet

Presidenti francez, Francois Hollande, ka folë kundër idesë për ndalimin kombëtar të burkës, transmeton Klan Kosova.

“Për aq kohë sa unë jam president, nuk ka me pasë asnji legjislacion ose ndonji rrethanë që ka me ba këtë gja si antikushtetuese”, ka thanë Hollande.

Gjatë fjalimit të gjatë të së Ejtes, Presidenti Hollande tha se asht detyrë e tanë francezëve, myslimanë apo jo, që të luftojnë Islamin radikal. Ai mandej doli në mbrojtje të ndamjes laike strike të shtetit nga feja”.

Asgja në idenë e laicizmit nuk kundërshton praktikimin e Islamit në Francë, me kushtin që të respektohet ligji”.