Presidenti i Hungarisë sot në Shqipni. Qe agjenda!

adernishani

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Bujar Nishani do të presë sot presidentin e Hungarisë, Janos Ader, i cili do të zhvillojë nji vizitë shtetnore në Shqipni.

Kjo asht agjenda:

Ora 11.00 Ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë

Ora 11.10 Takimi i dy presidenteve

Ora 11.30 Bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve

Ora 12.30 Konferenca e përbashkët për shtyp

Ora 15:25 Pjesëmarrje e përbashkët e presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe presidentit të Hungarisë në ekspozitën fotografike “Unë dhe Budapesti” të fotografit Roland Tasho. (vendi: Galeria FAB, mbrapa Akademisë së Arteve).