Presidenti i KE’s: Mundemi edhe pa Britaninë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk përmes nji deklarate të tij për media mbas mbledhjes urgjente të Këshillit Europian menjiherë mbas përfundimit të votimit për referendum të Britanisë, thotë se Uninoni Europian ka me vazhdue me funkcionue i fuqishëm edhe me 27 vende anëtare në BE.

Sky News raporton se presidenti i Këshillit Europian, në këtë deklaratë për media ka thanë se Bashkimi Europian ka me vazhdue me qëndrue i fortë përkundër faktit se Britania ka dalë tash nga familja europiane.

Përpos kësaj, ai tha se nuk i erdhi mirë kur ndigjoj lajmin e largimit të Britanisë nga BE, mirëpo shton se “çfarë nuk të vret, të ban ma të fortë”, kështu tue thanë se BE mundet me funkcionue edhe pa Britaninë e Madhe.