Presidenti i këtij vendi uron Thaçin

thacipresident

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë urimin e radhës nga Presidenti i Naurusë, Baron Divavesi Waqa, i cili shprehu besimin se gjatë mandatit të tij si president marrëdhaniet miqësore midis dy shteteve përkatëse do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të dy popujve.

 

Kjo asht letra e Presidentit të Republikës së Naurusë, Baron Divavesi Waqa, dergue Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

 

Shkëlqesia e tij. z. Hashim Thaçi,

Kryetar,

Republika e Kosovës

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Naurusë, dëshirojmë të ju shprehim urimet tona të ngrohta dhe dëshirat më të mira për Shkëlqesinë tuaj, për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

Përfitoj nga ky rast që të shpreh besimin tim se gjatë kohës tuaj në detyrë, marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve tanë dhe, njëherësh, ju përcjell urimet e përzemërta të popullit mik të Republikës së Naurusë për mirëqenien tuaj dhe për begatinë dhe përparimin e vazhdueshëm të vendit tuaj.

Shkëlqesia e Tij i Nderuari Baron Divavesi Waqa

President i Republikës së Naurusë

 

Baron Divavesi Waqa