Presidenti i Kolumbisë kallxon se ku ka me i çue paret e Nobelit

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thanë se ka me i dhurue 925 mijë dollarët e çmimit Nobel për Paqe për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi.

Ai ka thanë se ato pare kanë me u shfrytëzue për “projekte, fondacione ose programe që kanë me u marrë me viktimat dhe pajtimin”.

Santos fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me guerilët e Farc’ut.

Rreth 250 mijë njerëz janë vra dhe 45 mijë të tjerë janë zhdukë qysh prej se konflikti në Kolumbi filloi në vitin 1964.