Presidenti i Konfederatës Zvicrane uron Thaçin

schneider_ammann

Presidenti i Konfederatës Zvicrane, Johann N. Schneider-Ammann, ka uru presidentin Thaçi.

Në letrën e tij, presidenti Johann N. Schneider-Ammann ka thanë se dy shtetet tona ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo asht letra e presidentit të Konfederatës Zvicrane, Johann N. Schneider-Ammann, dergue Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:

Bern, 8 prill, 2016

Shkëlqesi,

Dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në këtë detyrë të lartë.

Zvicra dhe Kosova janë të lidhura me lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Dy shtetet tona gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Zvicra është e përkushtuar për këto objektiva të rëndësishme dhe mbetet e angazhuar në Kosovë dhe në rajon përmes një game të gjerë të bashkëpunimit për zhvillim dhe të programeve për paqe.

E mirëpres bashkëpunimin e frytshëm me Kosovën.

Johann N. Schneider-Ammann,

President i Konfederatës Zvicrane